Kombetarja vazhdon stervitjen dhe shpreson kualifikimin
nga Administrator   E martë, 21 Qershor 2016 13:06   Shtyp

ekipi-stervitje-francePavaresisht se Shqiperia nuk e di akoma ne qofte se do te kualifikohet per me tej, ajo vazhdon stervitjen. Dje kombëtarja shqiptare ka zhvilluar vetëm një stërvitje. Ajo është zhvilluar në orën 18.00 në kompleksin sportiv në Perros Guirec, ku Shqipëria po përgatitet prej 14 ditësh në finalet e Kampionatit Europian “Francë 2016”. Në kët stërvitje, nuk morën pjesë futbollistët e formacionit të ndeshjes kundër Rumanisë. Këtij grupi i është bashkuar edhe Ergys kaçe i cili ndjente dhimbje të forta barku dhe është lënë pushim nga ana e stafit mjeksor.
Të gjithë të tjerët, u vunë në dispozicion të trajnerit Gianni De Biasi dhe ndihmësave të tij. Futbollistët u stërvitën fillimisht me disa sprinte të lehta dhe ushtrime të tjera për të kaluar në pjesën e ushtrimeve të ndryshme taktike. Ajo ka zgjatur për rreth 80 minuta. Pastaj futbollistët janë larguar për në rezidencën e tyre në hotel “L’Agapa”. 

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide