Raiffeisen Superliga/ Llamkos Kosova e befasoi Dritën në Gjilan
nga AlbaniaSoccer   E diel, 11 Nentor 2012 17:32   Shtyp

raiffasen_superliga_KosovesSot janë zhvilluar katër ndeshje të javës së XV në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll.

Befasinë e kësaj jave e përgatiti skuadra e Llamkos Kosovës, e cila arriti ta mposhtë Dritën në Gjilan, me rezultat 4:0. Për fitoren e tretë të vushtrriasve në këtë edicion u përkujdesën Valdrin Rashica, me golat e shënuar në minutat 19’ e 75’ dhe Labinot Jetullahu 60’ e Daut Maxhuni 80’. Ndërkohë, Besa vazhdoi serinë pozitive, duke shënuar fitore para tifozëve të vet kundër Hajvalisë, me rezultat 1:0. Deri te tri pikët e reja pejanët arritën me mjaft vështirësi, në saje të golit të shënuar nga kapiteni Haxhi Zeka, në minutën e 89-të, me një gjuajtje nga distanca prej 20 metrash. Dy sfidat e tjera të ditës së sotme u mbyllën pa fitues, ashtu sikurse kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së shtunë. Trepça’89 nuk arriti t’i gëzohet fitores para tifozëve të vet në duel me Feronikelin, duke e mbyllur sfidën pa gola, derisa ballafaqimi i skuadrave të rrezikuara ndërmjet Lirisë dhe Vëllaznimit, që u zhvillua në Gjakovë u mbyll me shifrat 1:1. Të parët në epërsi kaluan prizrenasit, me golin e shënuar nga Agron Skeraj, në minutën e 12-të, por vetëm pesë minuta më vonë rezultatin e barazoi Ylber Myrta.

Rezultatet
e javes se XV te Raiffeisen Superliga
Hysi - Trepça 0-0
Trepça''89 - Feronikeli 0-0
Drita - Llamkos Kosova 0-4
Drenica - Prishtina 0-0
Liria - Vëllaznimi 1-1
Besa - Hajvalia 1-0

Liga e Parë
Istogu-Fushë Kosova 1-0

Kosova (P)-Llapi 1-0
Gjilani-Deçani 1-2
Ferizaj-Lepenci 1-0
2 Korriku-Ulpiana 0-1
Vitia-Flamurtari 1-0
Dukagjini-Ramiz Sadiku 1-0
Mushtishti-KEK-u 0-2

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide