Ismet Ramushi rikthehet në Gjilan!
|
nga AlbaniaSoccer
E hënë, 18 Janar 2010 12:24 |
|
|
Sulmuesi i njohur Ismet Ramushi ka arritur marrëveshje me ish-skuadrën e tij, Gjilanin. Ai është ndarë i kënaqur me marrëveshjen me ketë skuadër, dhe me padurim pret fillimin e stinorit pranveror.
“Mezi po pres të luaj për Gjilanin, ngaqë ka vite që nuk kam luajtur në qytetin tim. Padyshim se kjo është një ndjenjë e madhe për mua. U premtoj ‘skifterave’ se do të shënoj gola dhe skuadra e Gjilanit do të ngjitet drejt pjesës së epërme të tabelës”, ka thënë Ramushi.
Fatmir Bytyçi
|