Ne fokus - UEFA, FSHF dhe Ministria e Arsmit dhe Sportit takim per stadiumin
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 21 Nentor 2013 18:10   Shtyp

takimi ministrorNe Ministrine e Arsimit dhe Sporteve ne Tirane, eshte organizuar nje takim i rendesishem tripalesh me pjesemarrjen e delegacionit te UEFA-s kryesuar nga zvSekretari i Pergjithshem, Teodor Te   odoridis, Federates Shqiptare te Futbollit, drejtuar nga Presidenti Armand Duka dhe Ministrise perkatese drejtuar nga zvMinistri Arber Mazniku. Me pas, takimi eshte ndjekur me mjaft interes edhe nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolli, e cila ka qene e pranishme gjate kesaj konsulte pune. Ne qender te diskutimit, ka qene mbeshtetja dhe ndertimi i nje strategjie per mbeshtetjen e futbollit nga ana e qeverise dhe shtetit shqiptar, ne bashkepunim edhe me partner te fuqishem siç eshte UEFA dhe FIFA. Eshte diskutuar per suportin qe qeveria shqiptare, duhet t’i jape futbollit, ne menyre qe ai te zhvillohet sa me mire ne Shqiperi. Gjithashtu, eshte diskutuar edhe ne lidhje me ndertimin e nje stadium te ri kombetar, i cili do te permbushte te gjitha standartet qe kerkohen nga organizmat nderkombetare dhe do te rriste ne menyre te ndjeshme cilesine e venteve. Takimi eshte shoqeruar nga nje fryme konstruktive nga ana e te trija paleve.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide