Legjionarët/ Mediat suedeze dërgojnë Etrit Berishën në Francë
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 27 Korrik 2013 21:35   Shtyp

etrit berisha kalmarGazeta suedeze Sportbladet” ka raportuar lajmin e bujshëm se Etrit Berisha është shumë pranë kalimit tek skuadra e Monakos. Francezët janë vënë në ndjekje të tij dhe tani duan të mbyllin me sukses operacionin. Gjithnjë sipas kësaj gazete, vëzhguesit e Monakos do ta vëzhgojnë ditën e shtunë portierin e Kalmarit në takimin që skuadra e tij e zhvillon kundër Brommapojkarna. Për Berishën interesohen disa skuadra italiane por Etriti akoma nuk e ka vendosur të ardhmen, në pritje të një mundësie të parezistueshme. Potieri I Shqipërisë është një nga lojtarët e lakmuar në këtë merkato jo vetëm për cilësitë e tij por dhe për eksperiencën europiane që zotëron.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide