Angli/ Adnan Januzaj titullar në humbjen e Manchester United
nga AlbaniaSoccer   E diel, 14 Korrik 2013 20:13   Shtyp

adnan januzaj18-vjeçari, Adnan Januzaj, megjithëse ka zhvilluar një ndeshje mjaft impresionuese për “Djajtë e Kuq”, nuk ka mundur të parandaloj që ekipi i tij të mposhtet nga The Singha All Star XI. Të besuarit e skocezit, i cili bëri debutimin e tij në këtë ndeshje si trajner i “Djajve të Kuq”, David Moyes kanë pësuar humbje me rezultat të ngushtë prej 1:0 nga ekipi aziatik The Singha All Star XI. Golin e vetëm për ekipin vendas e shënoi, Winothait katër minuta pasi filloi pjesa e dytë.Januzaj e mbylli mjaft mirë sezonin e kaluar tek Mançesteri, kur ish-trajneri legjendar Sir Aleks Ferguson e ngjiti në radhët e ekipit të parë. “Sa më shumë të luaj në këtë nivel, aq më shumë mundesira do te kete te luaj me ekipin e parë”, deklaroi pas ndeshjes së të shtunës në Tajlandë, tekniku i ri i Manchester United, David Moyes.Shtypi anglez ka shkruar me superlativë për talentin shqiptar të kampioneve të Anglise, i cili përpara dy muajsh kërkohej me ngulm edhe nge Barcelona. Adnan Januzaj fillimisht ka luajtur me ekipin e Anderlehtit të Belgjikës, përpara se të blihej nga Manchester United.

Manchester United-The Singha All Star XI 0-1 (kliko per te pare Adnan Jonuzaj, video)

 

  

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide