Gjermani/ Roshi mungon, Kapllani 45-minuta në miqesoren ndaj Sarbykenit
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 06 Korrik 2013 10:24   Shtyp

Edmond Kapllani.1jpgEdmond Kapllani luajti vetëm një pjesë loje në miqësoren që skuadra e tij FSV Frankfurt fitoi 2-1 kundër Sarbykenit. Sulmuesi kuqezi e ka kaluar plotësisht dëmtimin që pësoi pak ditë më parë në gju dhe është rikthyer në fushën e blertë. Kapllani ka vuajtur shpesh dëmtimet gjatë viteve të fundit, por kjo nuk e ka penguar të jetë produktiv në fushën e lojës. E megjithatë, që nga koha kur në krye të përfaqësueses ka ardhur De Biazi, durrsaku nuk ka pasur shans të tregojë veten. Në miqësoren e djeshme ka munguar mesfushori kuqezi, Odise Roshi.

komente