Legjionarët/ Vajushi dhe Gjasula në fokusin e ekipeve italiane
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 01 Korrik 2013 22:36   Shtyp

armando vajushiArmando Vajushi dhe Jurgen Gjasula janë dy futbollistët shqiptar në orbitën e skuadrave italiane. Kështu raporton faqja e specializuar “tuttomercatoëeb”. Të dy futbollistët po ndiqen me mjaft interes nga disa skuadra italiane të Serisë A dhe B dhe shumë shpejt priten zhvillime konkrete për transferimin e tyre. Vajushi e ka më të vështirë pasi për të skuadra e Liteksit kërkon një shumë të konsiderueshme eurosh për kartonin ndërsa Gjasula llogarit se është lojtar i lirë dhe me të drejtë transferimi kudo të dëshiroj. Vajushi ka spikatur këtë vit më Liteksin në Bullgari duke shënuar 9 gola ndërsa Gjasula ka lënë pas krahëve problemet shëndetësore dhe është gati të rikthehet në nivele të larta.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide