Itali/ Lazio e interesuar për Abdurahimin
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 24 Qershor 2013 21:16   Shtyp

ball goalSkuadra e Lazio në Seria A të Italisë, me ardhjen në krye të saj si drejtor sportiv të shqiptarit Igli Tare, është bërë destinacion i dëshiruar i futbollistëve shqiptarë. Kështu që është mësuar se Lazio mund të ketë në skuadër edhe një futbollist tjetër shqiptarë.
Sipas mediave italiane, futbollisti shqiptar nga Maqedonia, e që është me pasaportë kroate, Besart Abdurahimi mund të transferohet te Lazio.

Sulmuesi 22 vjeçar që luan te skuadra kroate NK Zagreb është në bisedime për tu transferuar te Lazio. Për Abdurahimin është shumë e interesuar edhe skuadra tjetër italiane, Genoa.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide