Gossip/ Ylli i kombëtares i “merr” këngëtaren Bleros !
nga AlbaniaSoccer   E premte, 21 Qershor 2013 16:06   Shtyp

valdet ramaNjë status i postuar në rrjetin social "Facebook" mesditën e së enjtes ka nxitur kureshtjen e fansave.

Kantautori Blero përmes faqes së tij zyrtare i ka bere një porosi këngëtares Dhurata Ahmetaj dhe futbollistit të kombëtares shqiptare Valdet Rama, duke ju bërë me dije se një ‘qëndrim i tyre bashkë’ nuk duhet të ndodhë pa miratimin e tij, i cili njëherësh është edhe menaxheri i këngëtares, njofton asport.
Mesazhi i Bleros lë të kuptohet për një lidhje dashurie ndërmjet Dhuratës dhe Valdetit, ndërsa shkruan:“Qysh bre ju dy jeni bo bashkë e nuk mkeni kallxu mu ??? @valdetrama dhe @Dhurata_Ahmetaj. Pa e marr bekimin tim kot e keni !!!”, ka shkruar si në shaka këngëtari.

Pas kontaktit me këngëtaren, ajo as nuk e ka pohuar por as mohuar një lidhje të mundshme dashurie. “Nuk kam koment. Pyeteni Bleron pasi që ai është menaxheri im”, ka thënë këngëtarja duke qeshur. Nga ana tjetër, Blero ka një miqësi edhe me Valdetin, gjë kjo e cila të bën të besosh se ai di gjithçka për këtë lidhje të mundshme ndërmjet dy figurave publike.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide