Ekskluzive/ FC Bayern München : Shaqiri mund të luaj vetëm për Zvicrën !
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 15 Qershor 2013 18:06   Shtyp

XHerdan SHAQIRIPara pak çastesh Albaniasoccer.com ka telefonuar në zyrat e FC Bayern München dhe ka pyetur se a mund të luaj Xherdan Shaqiri në një ndeshje spektakël që do zhvillohet në Prishtinë?

FC Bayern München përgjigjet : “Xherdan Shaqiri ka të drejtë të luaj për Zvicrën vetëm në rastet kur ka ftesë zyrtare. Kurse, për ndeshje bamirësie duhet të ketë lejen e FC Bayern München. Kjo nuk do të thotë që ai mund të luaj me shokë në plazh ose dikund tjetër. Sepse, nëse lëndohet do të ketë pasoja të mëdha. Ai ka pushime ekstra se ka lujtur me Zvicrën dhe ditën e caktuar duhet të vijë në München dhe ti përmbahet rregullave te plan-programit stërvitor dhe nuk duhet të ketë shtuar më shumë se 100-gramë nga pesha që ka shkuar”.

Albaniasoccer.com : Lazio dhe Napoli kanë lejuar lojtarët e tyre ?

FC Bayern München : Nuk na intereson se ç’farë bëjnë klubet e tjera të cilat në Bundesligë apo Champions League i kemi kundërshtarë. Kjo është punë e lojtarëve me klubet e tyre. "

Sami Baçaj

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide