Në fokus/ Mediat Norvegjeze : “Tifozi me lazer verboi portierin tonë”
nga AlbaniaSoccer   E diel, 09 Qershor 2013 11:49   Shtyp

lazer albaniaMedia norvegjeze pasi kanë kryqëzuar kombëtaren e tyre se nuk kanë mundur të fitojnë në fushën shqiptare, madje mundohen të gjejnë shkak dhe për golin e vetëm që pësuan. “Aften Posten” është treguar tepër e ashpër ndaj tifozërisë kuqezi. Me një foto në faqen e tyre online ata shprehen se dhe goli që morën në portën e tyre ka qenë si pasojë e kësaj drite lazer që mban një burrë në duar.

“Asgjë nuk ishte norvegjeze aty. Mos harroni ishim në Ballkan”, shkruan e përditshmja norvegjeze duke fyer kështu gadishullin tonë.
Më tej, duke përshkruar fotografinë, sipas të përditshmes, 3 cuna të vegjël po hanë thonjtë sepse e parandjejnë humbjen e kombëtares shqiptare. E në fakt, duke qenë se janë norvegjezë dhe nuk janë rritur në Ballkan, gazetarët skandinave harrojnë se në ndeshjet që luhen në stadiumet shqiptare, të rinjtë konsumojnë fara luledielli. Po sot mediat norvegjeze kanë fajësuar dhe akuzuar rëndë trajnerin e tyre Olsen. Gazetat sportive norvegjeze kanë falenderuar Holgin për golin, ndërsa janë treguar të ashpra me trajnerin.

“Trajner, kjo është e turpshme”, shkruajnë ato dhe i kërkojnë të japë dorëheqjen.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide