Në fokus/ Çmendet Zvicra për humbjen e kampionit Botëror Abrashi
nga AlbaniaSoccer   E diel, 02 Qershor 2013 20:51   Shtyp

Amir-Abrashi-Swiss_2789413Në Zvicër nuk është pritur mirë që Amir Abrashi do luaj për Shqipërinë dhe i ka kthyer shpinën Zvicres. Abrashi, Kampion Boteror me U-17 te Zvicrës dhe nën Kampion i Evropës me U-21 dhe pjesmarrës në Lojërat Olimpike, Londra 2012 ka zemëruar shumë zvicëranët. Pasi Zvicra për të ka shpenzuare miliona franga dhe në fund i ka kthyer shpinën Zvicrës.

Zviceranët presin që së shpejti të bëhet një referendum dhe shtetasve të huaj mos t’iu lejohet dy shtetësia. Në mënyrë që mos ti ikin futbollistët nga Kosova, Shtetet e Afrikës dhe Amerika Jugore.

Lojtarët me  shtetësinë Zvicerane kanë të drejtë që pa pengesa të luajnë kudo ne Evropë. Në gazetën ditore Blick ka qenë 57-komente dhe shumica negative për Amir Abrashin, që me Grasshopers Zürich u shpall nën kampion i Zvicrës dhe do marrë pjesë për kualifikimet në Champions League, së bashku me Mërgim Ibrahimin dhe Shkëlzen Gashin.

Sami Baçaj

komente