Zvicër/ Zvicra thërret katër shqiptarë
nga AlbaniaSoccer   E martë, 28 Maj 2013 21:46   Shtyp

xhaka_vellezerTrajneri i përfaqësueses së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e tetë qershorit, kundër Qipros, që do të luhet në kuadër të eliminatoreve për ‘Brazili 2014’.

Në mesin e të ftuarve nga Ottmar Hitzfeld janë edhe katër lojtarë shqiptarë: Valon Behram, Blerim Xhemaili, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Zvicra është lidere e Grupit E me 11 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Shqipëria e Islanda, që renditen në vendin e dytë respektivisht tretë.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide