Austri/ Atdhe Nuhiu drejtë West Hamit
nga AlbaniaSoccer   E martë, 28 Maj 2013 21:36   Shtyp

atdhe_nuhiu_gol_rapidGjatë afatit kalimtar të verës, Atdhe Nuhiu mund të bëjë një hap të madh në karrierën e tij.

Sulmuesi me prejardhje nga Presheva, ka gjasa të mira që të transferohet te skuadra e West Hamit.

Sipas gazetës britanike ‘Daylimail’, skuadra londineze, është vënë në ndjekje të sulmuesit shtatlartë, i cili shihet si zëvendësues i reprezentuesit anglez, Andy Carroll, i cili është i lënduar.

Nuhiu aktualisht është lojtar i lirë, pasi skuadra e tij Rapid Viena i ka shkëputur kontratën, ndërsa skuadra turke Eskisehirspor, ku ka luajtur sezonin e fundit, nuk janë të interesuar që ta mbajnë në skuadër.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide