Ne fokus/ Champions League, ëndrra e Shaqirit
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 25 Maj 2013 16:38   Shtyp

XHerdan_SHAQIRIZvicra vazhdon të krenohet me talentin e Bayern Munchenit, Xherdan Shaqirin, i cili të shtunën do të luaj në finale të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit.

E përditshmja zvicerane Blick, ka shkruar se mesfushori me prejardhje nga Gjilani, është zvicerani i tretë që arrin në finale të Ligës së Kampionëve, pas Stephane Chapuisat (1997-Borussia Dortmund) dhe Ciriaco Sforza (2001-Bayern Munich).

Lojtari zviceran, i cili para pak dite u stolis me titullin e kampionit në Bundesligë, synon që me Byernin ta fitoj Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Gjermanisë.

"Trofeun e titullin e kemi marrë tashmë. Tani Liga e Kampionëve dhe Kupa e Gjermanisë, janë një ëndërr e madhe e imja”, ka deklaruar Shaqiri për Blick.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide