Gjermani/ Kapllani rilind me një dopietë |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 06 Prill 2013 21:50 |  | |
Ka rilindur Edmond Kapllani në Gjermani. Sulmuesi shqiptar i rikthyer nga dëmtimi ka shënuar një dopietë për skuadrën FSV Frankfurt edhe pse në fushë është futur si zëvendësues. Kapllani ka shënuar dy gola në fundin e takimit, njërin prej të cilëve me 11-metërsh. Dy golat e realizuar e kanë ngjitur shqiptarin në kuotën e nëntë rrjetave të prekura duke i dërguar një mesazh të fortë trajnerit të kombëtares Xhani De Biazi për ti dërguar një ftesë për takimet e ardhshme. |