Gjermania/ Shkëlqen Shaqiri në Ligën e Kampionëve |
nga AlbaniaSoccer E enjte, 06 Dhjetor 2012 16:52 |  | |
Ylli shqiptar nga kosova i Bayern Munich, Xherdan Shaqiri ka vazhduar më formën e tij perfekte. Futbollisti i Zvicrës me origjine shqiptare ka qenë një nga lojtarët më të mirë të “bavarezëve” në fitoren e thellë kundër BATE Borisov prej 4-1, të mërkurën mbrëma në “Alianz Arena”.
Mesfushori shqiptar nga kosova asistoi në golin e parë që e shënoi Gomez (22), ndërsa kosovari shënoi golin e tretë në minutën e 66-të. |