Sulmuesi kosovar, Albert Bunjaku, ka shënuar golin e vetëm në fitoren e Kaiserlauternit në udhëtim ndaj FSV Franfurtit me rezultatin 1:0.
Bunjaku golin e shënoi në minutën e 18-të nga penalltia të cilën e siguroi vetë, derisa u zëvendësua në minutën e 62-të.
Për Bunjakun ky ishte goli i shtatë i shënuar këtë edicion në Bundesliga 2 të Gjermanisë. Ai ka dhënë edhe katër asiste në njëmbëdhjetë ndeshje të luajtura.
Ndërkohë titullar te Frankfurti në ndeshjen e luajtur të shtunën ishin Edmond Kapllani e Odise Roshi.
Roshi u zëvendësua në minutën e 62-të, derisa Kapllani në minutën e 89-të. Me këtë fitore Kaiserslauterni është ngritur në pozitën e dytë me 31 pikë nga 15 ndeshje. |