Italia/ Cana si qendërmbrojtës në derbin e Romës ? |
nga AlbaniaSoccer E mërkurë, 07 Nentor 2012 14:46 |  | |
Lorik Cana mund të luajë si qendërmbrojtës te Lazio në derbin kundër Romës, këtë fundjavë.
Lajmin e bën të ditur gazeta ‘La Repubblica’, sipas të cilës trajneri, Vladimir Petkoviq ka vendosur t’i besojë shqiptarit në qendër të mbrojtjes që në ndeshjen e Ligës së Evropës, të enjten kundër Panathinaikosit.
Sipas mediave, nëse Cana do ta kalojë provën kundër grekëve dhe do të paraqitet më mirë sesa javën e kaluar kundër Torinos, ku iu besua të luante në rolin e mesfushorit organizativ, atëherë kapiteni i Shqipërisë do të luajë edhe në të ardhmen në mbrojtje. |