Gjermani/ Bunjaku mungon kundër Bayernit |
nga AlbaniaSoccer E mërkurë, 31 Tetor 2012 18:21 |  | |
Sulmuesi kosovar, Albert Bunjaku, do t’i mungojë skuadrës së Kaiserslauternit në ndeshjen e kupës së Gjermanisë kundër Bayern Muenchenit, shkruan ‘Die Welt’ të hënën.
Kjo ndeshje zhvillohet të mërkurën në stadiumin ‘Allianz Arena’ dhe i takon rrethit të dytë të kupës së Gjermanisë (20:30).
Bunjaku, 28-vjeçar, do të mungojë shkaku i lëndimit të gjurit, i cili e detyroi të pauzojë edhe në ndeshjen e fundit kampionale ndaj Koelnit (3:3). Krahas Bunjakut, Kaiserslauternit do t’i mungojë edhe Enis Alushi që është lënduar më herët. Ai do të mungojë për një kohë të gjatë. |