Zvicer/ Hitzfeld rrezikon pezullim nga UEFA |
nga AlbaniaSoccer E diel, 14 Tetor 2012 21:07 |  | |
Trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld nuk e ka përtypur dot arbitrimin e gjyqtarit Borbalan në ndeshjen eliminatore kundër Norvegjisë, duke u shprehur ashpër në drejtim të tij.
Por kjo sjellje ka vënë në lëvizje Komisionin Disiplinor të UEFA-s që mesda duket do ta pezullojë teknikun gjerman. Ish trajneri i Bayern Mynih u shpreh me ironi se “bilbili” kishte shumë emocione gjatë ndeshjes që përfundoi në barazim 1-1.
“Më vjen keq që nuk arritëm të merrnim tre pikë në shtëpi por ne luajtëm ndaj një kundërshtari me 12 lojtarë”, theksoi Hitzfeld që rrezikon stolin në ndeshjen e ardhshme ndaj Islandës. |