Angli/ Manchester United huazon Veselin |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 01 Shtator 2012 19:38 |  | |
Gjiganti anglez, Manchester United është duke e shqyrtuar mundësinë për ta huazuar mbrojtësin kosovar, Frederik Veseli, te ndonjë skuadër tjetër e Premier Leagues angleze. Kështu shkruan të premten sajti ‘telegraph.co.uk’.
Veseli në fillim të këtij viti u transferua te Mancheser United nga Manchester City. Në edicionin e shkuar luajti për ekipin rezervë të Menjus.
Trajneri i Unitedit, Alex Ferguson e grumbulloi Veselin në Durban të Afrikës së Jugut, ku skuadra angleze u përgatit për këtë edicion. Veseli, 19-vjeçar, debutoi në ndeshje kundër ekipit afrikan Amazulu. |