Europa League/ Aalesund-Tirana 5-0 | ||
|
Bardheblutë kanë pësuar një humbje të thellë nga Alesund 5-0. Tirana ndonëse para një jave barazoi 1-1 dhe dominoi ndaj nordikëve, në Norvegji bardheblutë janë shpërfytyruar, kryesisht në pjesën e dytë, kështu që do të kthehen në Tirane me një “shuplake” të ftoftë në fytyrë. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, ndonëse Alesund pati rastet më të pastërta. Kur mendohej qe 45-minutat e para do te mbylleshin ne barazim 0-0 Barrantes ne minuten e pare shtese ka shenuar golin e pare per vendasit. Pjesa e dyte ka qene nje loje e pakuptimte e bardhebluve. Kane pesuar dhe kater gola te tjere ne 45-minutat e dyta. Sapo fillon pjesa e dytë Tirana pëson golin e dytë nga Tollas në minutën e 48-të, më pas vjen radha e James Leka për të shënuar dy herë dhe në minutën e 83-të Stjuart vulos fitoren e Alesundit dhe turpin e Tiranës. Luksemburgu qe eshte shume here me poshte se ne, ne renditjen e FIFA-s, do te kete ekipet e saj ne turin e trete kurse Shqiperia nuk ka asnje ekip qe ta perfaqesoj. Ekipet shqiptare megjithese flasin per shpenzime marramendese, vazhdojn te mbeten super amator ne arenen nderkombetare. |