Bardheblut kane njohur kundërshtarin e mundshëm të turit të tretë ne Europa League. Nëse realizon mrekullinë përballë Alesund, pas barazimit 1-1 në “Qemal Stafa”, sfida pasardhëse e bardhebluve do të jetë me fituesen e çiftit APOEL Nikozia-Zenica.
APOEL-i, surpriza e sezonit të kaluar në Champions League, ka fituar 2-0 ndeshjen e parë dhe duket praktikisht e kualifikuar përballë sllovakëve. Sfidat e turit të tretë në Europa League do të luhen më 2 dhe 9-gusht, ndërsa më 10-gusht fitueset do të njihen edhe me kundërshtarët e ndeshjeve “play-off.
|