Ne Fokus/ Policia e Shkodres publikon emrat e te arrestuarve
nga Administrator   E premte, 12 Shtator 2014 15:04   Shtyp

Lidhur me incidentet e rënda të ndodhura në stadiumin “Loro Boriçi”, policia e Shkodrës me anë të një njoftimi për shtyp ka dhënë detajet e saj. Ndërkohë, policia ka zbardhur edhe listën me 12-të emrat e të arrestuarve. “Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri–tjetrin kanë goditur dhe kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë të planizuar me shërbim në stadiumin “Loro Boriçi” gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Vllaznia–Tirana. Këta shtetas kanë thyer dhe dëmtuar stolat ne tribunën A të stadiumit,” – citohet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, policia ka publikuar edhe inicialet e 41-personave që do procedohen në gjendje të lirë. Mësohet se është shpallur në kërkim edhe shtetasi Maringlen Burreli, 22-vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka goditur punonjësit e policisë dhe presidentin e Tiranës.
Njoftimi i plotë  i  policisë së Shkodrës
Me datën 11. 09. 2014, në orën 16.00, në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit Shkodër është zhvilluar ndeshja e futbollit midis skuadrave Vllaznia – Tirana, e vlefshme për Kategorinë Superiore. Nga ana e Drejtorisë Policisë Qarkut Shkodër u morën masat e duhura për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të këtij aktiviteti. Në stadium kanë qenë të pranishëm rreth 7000 sportdashës, nga të cilët 450 kanë qenë mbështetës të ekipit të Tiranës, të cilët u vendosën në tribunën A, të ndarë nga spotdashësit vendas. Rreth minutës së 75-të të kësaj ndeshjeje sportdashësit e ekipit mik, të cilët ishin akomoduar në tribunën A, kanë filluar të shkulin stolat e stadiumit dhe t’i hedhin ato në pistë duke goditur forcat e policisë. Në këtë moment është dëmtuar në kokë, i goditur nga këto tifozë, edhe presidenti i ekipit të Sport Klub Tiranës, Refik Halili, i cili është përpjekur të qetësojë situatën. Në përfundim të ndeshjes, një grup prej 50 personash i tifozëve të Tiranës kanë kaluar kangjellat duke hyrë në pistë, ku kanë goditur me stolat e stadiumit punonjës të policisë, të planizuar me shërbim. Në këtë moment kanë ndërhyrë shërbimet e policisëm të planizuar me shërbim të DPQ, Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Komisariatit të Ndërhyrjes së Shpejtë për normalizimin e situatës, izolimin e tifozëve miq dhe shoqërimin në komisariat të personave që kanë kryer këto akte të dhunshme. Janë shoqëruar në komisariat 53 shtetas dhe janë kryer të gjitha veprimet proceduriale.
Gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë për normalizimin e situatës kanë pësuar dëmtime 5 punonjës policie të Komisariatit Policisë Shkodër, Kryeinspketor Pjetër Bungaja, Kryeinspektor Shkëlzen Gjoni, Kryeinspektor Gjergj Dodani, Kryeinspektor Tahir Lekndreu dhe Inspektor Agim Lohja, të cilët pasi kanë marrë mjekim kanë dalë nga spitali.
Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar në flagrancë shtetasit :
1. Aldo Çelmeta, vjeç 20, banues në Tiranë.
2. Alban Rexha, vjeç 37, banues në Tiranë
3. Getart Çeltiku, vjeç 37, banues në Tiranë
4. Erlind Allmeta, vjeç 23, banues në Tiranë
5. Denis Karaj, vjeç 34, banues në Tiranë
6. Julis Zhllima, vjeç 18, banues në Tiranë
7. Sajmir Ramekaj, vjeç 46, banues në Shkodër
8. Alfred Larushku, vjeç 21, banues në Shkodër
9. Ndue Doçi, vjeç 21, banues në Shkodër
10. Astrit Premçi, vjeç 34, banues në Shkodër
11. Arben Mujaj, vjeç 21 banues në Shkodër
12. Zef Kroni, vjeç 21, banues në Shkodër

Gjithshtu në lidhje me këtë ngjarje filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
1. N. T., vjec 65, banues në Tiranë
2. G. M., vjeç 34, banues në Tiranë
3. B. S. vjeç 37, banues në Tiranë
4. H. M., vjeç 34, banues në Tiranë
5. R. Rr. , vjeç 24, banues në Tiranë
6. I. G., vjeç 24, banues në Tiranë
7. O. G. vjeç 19, banues në Tiranë
8. K. K. vjec 24, banues në Tiranë
9. R. M. vjeç 27, banues në Tiranë
10. M. Rr., vjec 20, banues në Tiranë
11. E. B. vjec 27, banues në Tiranë
12. I. B. vjeç 17, banues në Tiranë
13. V. K. vjec 34, banues në Tiranë
14. E. T. vjec 26, banues në Tiranë
15. J. T., vjec 29, banues në Tiranë
16. S. E., vjec 23, banues në Tiranë
17. D. Sh., vjec 31, banues në Tiranë
18. A. B. vjec 32, banues në Tiranë
19. E. T., vjec 20, banues në Tiranë
20. A. H., vjec 26, banues në Tiranë
21. D. Ç., vjeç 29, banues në Tiranë
22. E. J. vjec 21, banues në Tiranë
23. A. H. vjec 23, banues në Tiranë
24. R. R., vjeç 23, banues në Tiranë
25. O. M. vjeç 18, banues në Tiranë
26. F. K. vjeç 22, banues në Tiranë
27. L. U. vjec 31, banues në Tiranë
28. M. F. vjec 18, banues në Tiranë
29. E. J., vjec 23, banues në Tiranë
30. K. D., vjeç 24, banues në Tiranë
31. J. A. vjeç 14, banues në Tiranë
32. E. D. vjec 22, banues në Tiranë
33. N. M. vjec 29, banues në Tiranë
34. J. P. vjec 18, banues në Tiranë
35. D. P. vjec 17, banues në Tiranë
36. Z. N. vjec 23, banues në Shkodër
37. D. N. vjeç 20, banuees në Shkodër
38. D. L., vjeç 17, banues në Shkodër
39. A. V. vjeç 20, banues në Shkodër
40. K. K. vjeç 24, banues në Shkodër
41. L. L. vjec 18, banues në Shkodër

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide