Kategoria Superiore/ Skenderbeu fiton ne Lushnje, Tirana barazon me Teuten
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 21 Dhjetor 2013 17:12   Shtyp

Skenderbeu gollllNje gol I Ditmar Bicit I ka dhene Skenderbeut fitoren e cmuar ne transferte perballe Lushnjes. Aty ku askush me pare kete sezon nuk kishte fituar, kampionet e kane bere duke vuajtur. Qe ne minuten e pare, mbrojtesi I Skenderbeut ka shenuar golin e vetem te ketij takimi ndersa me pas, skuadra e Joses ka mbetur me nje lojtar me pak pas minutes se 31 kur Pejic cmendet per te bere nje nderhyrje te gabuar. Skenderbeu prej ketij momenit vuan per te mbrojtur rezultatin por pavarsisht perpjekjes se vendasve, ruan deri ne fund fitoren.

Ne kryeqytet, Tirana nuk ka mundur te shenoj ne porten e Teutes duke mos e kaluar krizen e rezultateve. Bardheblute kane barazuar me skuadren e italianit Sorrentino qe nuk ka bere nje loje te mire. Cota dhe Peposhi kane patur mundesi shenimi por nuk ja kane dale. Bardhebluve u eshte mohuar nje 11-metersh ndersa kane pretendime edhe per dy momente te tjera. Megjithate, pas perfundimit, Tirana dhe Teuta kane ndare mes tyre nga nje pike.

Ne Lezhe, Kukesi dhe Kastrioti jane perballur me njeri tjetrin dhe ne fund kane dale fitues nenkampionet. Kastrioti eshte zhytur me thelle ne krize ndersa Kukesi ka rikthyer fitoren dhe tre piket pas nje goli te shenuar nga Gerhard Progni ne minuten e 60’.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide