Lushnja/ Interesim i madh per ndeshjen ndaj Tiranes
nga AlbaniaSoccer   E premte, 29 Nentor 2013 23:39   Shtyp

Pritet me shume interes ndeshja qe do te zhvillohet ne stadiumin  “Roza Haxhi “, te qytetit e Lushnjes, midis ekipit vendas dhe Tiranes. Mesohet se ka te ngjare qe shkallet e stadimit do te jene te mbushur me sportdashes vendas dhe te zonave per rreth qytetit. Vetem diten e djeshme sipas burimeve prane klubit, mesohet se jane shitur ne kohe rekord rreth 4000 bileta. Nderkohe, Keshilli Bashkiak  i qytetit te Lushnjes ka marre vendimin se ne rast fitoreje futbollistet do te marrin nje premio rreth 15000 leke (te reja).  Ne kampin lushnjar ka optimizem qe ndeshja ndaj Tiranes do te kalohet me sukses. Skuadra e Lushnjes ne ndeshjen ndaj Tiranes nuk do te kete sherbimet e tre futbollisteve kryesore. Behet fjale per fantazistin Celai cili eshte i demtuar dhe mbrojtesit Byzhyti e Cimili qe do te mungojne per shkak kartonash.

komente