Besa/ Përparim Daiu: Bizhdili s'më ka folur për asnjë takim të dyshimtë
nga AlbaniaSoccer   E premte, 31 Maj 2013 21:46   Shtyp

perparim_daiuuKa qenë pjesë e Besës deri në përfundim të ndeshjes së fundit me Bylisin (siç e thotë ai vetë), duke bërë detyrën, në mënyrë që ekipi t'i shpëtonte rënies nga kategoria dhe Përparim Daiu, trajneri i ekipit kavajas mendon se e ka kryer më së miri misionin e tij, por kur e pyet në lidhje me akuzat e shit-blerjeve të ndeshjeve të Besës nga presidenti Nexhat Bizhdili, pavarësisht konfliktit të fundit mes tyre, Daiu, për përgjigjet:

“Di të them me siguri të plotë se që nga koha kur jam zgjedhur trajner i Besës dhe deri në përfundim të sezonit jo vetëm Bizhdili, por askush tjetër nuk më ka thënë qoftë dhe një fjalë për ndonjë ndeshje, me qëllimin e lënies apo fitimit të saj. Madje deklaroj se edhe Bizhdili vetë, gjatë periudhës që kam qenë unë trajner, por me sa di unë, edhe më përpara, nuk është i përfshirë në shit-blerje, ashtu siç thotë organi i akuzës. Nuk di të them se çfarë kërkojnë të bëjnë, mund të ketë qëllime të tjera."

Ndërsa në lidhje me konfliktin që së fundmi pati me Bizhdili, trajneri Daiu thotë: “E kam deklaruar publikisht, por sërish mbase është keqkuptuar. Bëhej fjalë për një shpërblim nga ana e Bashkisë Kavajë, ku këto të ardhura janë hedhur në llogari personale dhe jo në llogari të klubit meqë arritëm mbijetesën. Natyrisht, kam pasur pjesën time, dua të them simbolike, ndërsa Bizhdili nuk më ka dhënë dy rrogat e fundit. Ndërsa Bizhdili deklaron se më ka shkarkuar, unë i them atij që unë isha i larguar që nga momenti i vërshëllimës së fundit të ndeshjes Bylis-Besa, sepse deri aty kisha kontratë. Edhe sikur të më thoshte Bizhdili për të vijuar më tej, nuk do të pranoja, pasi nuk ka garanci financiare, të gjithë te Besa e vuajtëm shumë këtë vit. Ndërsa Bizhdili thotë që më ka shkarkuar, punë për të".

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide