Drejtuesit e Skënderbeut kanë mbajtur premtimin e dhënë dhe më në fund, në Korçë të mërkurën kanë mbërritur pesë mijë bluze. Tifozët do të marrin nga një të tillë bashkë me biletën dhe I gjithë dekori që do të krijohet në stadium të shtunën pritet të jetë madhështor. Skënderbeu përgatit festën numër tre rradhazi dhe bëhet gati të marrë titullin e katërt kampion në të gjithë historinë e klubit korçar. Tifozët presin me entuziazëm ndeshjen e të shtunës ndaj Kastriotit. |