Apeli/ Falet Kukësi, rikthehen tifozët |
nga AlbaniaSoccer E mërkurë, 10 Prill 2013 22:37 |  | |
Komisioni Apelit i ka dhënë të drejtë Kukësit duke i falur veriorët pas kërkesës së bërë. Disiplina i dënoi fushën për të mos hapur dyert për tifozët, por Apeli e ka kthyer mbrapsht këtë vendim duke i vendosur një gjobë financiare. Presidenca e Kukësit duhet të paguaj pesë milionë lekë në FSHF dhe të shtunën me Tiranën do të kenë mundësi tifozët të përkrahin nga afër lojtarët e tyre. |