Tirana/ Skuadra, zyrtarisht 3 muaj pa rroga.
nga AlbaniaSoccer   E martë, 19 Mars 2013 19:33   Shtyp
Tirana/ Zyrtarisht tre muaj pa rroga
Te Tirana problemet nuk kanë fund dhe nuk po gjejnë zgjidhje. Bashkia e kryeqytetit, pronarja e vetme e klubit bardheblu ka harruar të paguaj detyrimet ndaj lojtarëve dhe stafit teknik. Në datën 20 mars lojtarët do të bëjnë zyrtarisht tre muaj pa u paguar dhe kriza financiare tashmë ka marrë përmasa të mëdha. Nuk dihet ende se kur do të paguhen lojtarët dhe për të mësuar këtë përgjigje pritet fjala e pathënë e kryebashkiakut Lulëzim Basha. Një javë më parë 12 titullarë protestuan duke lënë stërvitjen dhe tani po mendojnë ti rikthehen sërish bojkotit pasi zgjidhja nuk po gjindet.
alban_tafaj_tiraneTe Tirana problemet nuk kanë fund dhe nuk po gjejnë zgjidhje. Bashkia e kryeqytetit, pronarja e vetme e klubit bardheblu ka harruar të paguaj detyrimet ndaj lojtarëve dhe stafit teknik. Në datën 20 mars lojtarët do të bëjnë zyrtarisht tre muaj pa u paguar dhe kriza financiare tashmë ka marrë përmasa të mëdha. Nuk dihet ende se kur do të paguhen lojtarët dhe për të mësuar këtë përgjigje pritet fjala e pathënë e kryebashkiakut Lulëzim Basha. Një javë më parë 12 titullarë protestuan duke lënë stërvitjen dhe tani po mendojnë ti rikthehen sërish bojkotit pasi zgjidhja nuk po gjindet. 

Altin Ngjela
komente