Kategoria Superiore/ Teuta mund 2-0 Luftëtarin kurse Tomorri fiton 1-0 ndaj Besës
nga AlbaniaSoccer   E diel, 17 Shkurt 2013 08:43   Shtyp

teuta_golKa mjaftuar Daniel Xhafaj. Sulmuesi vlonjat ndihmoi Teutën që të fitonte 2-0 ndeshjen e javës së 15-të të Superligës ndaj Luftëtarit dhe skuadra durrsake është afruar tani në 4 pikë largësi nga Skënderbeu kryesues.
Sulmuesi vlonjat i shënoi të dy golat në pjesën e dytë, ndërsa në golin e parë u u ndihmua nga aksioni dhe gjuajtja e Bledar Mancakut.
Në takimin e luajtur në “Niko Dovana” të Durrësit, skuadra gjirokastrite më shumë mendoi për t’u mbrojtur, por nuk u mbajt dot më shumë se 45 minuta.
Në ndeshjen tjetër të luajtur në orën 14:00, Tomori fitoi 1-0 në fushën e vet ndaj Besës, me gol të realizuar nga Muzhai që në pjesën e parë. Ky sukses i jep sado pak shpresë skuadrës beratase, ndërsa rrezikon pozicionin e trajnerit të Besës, Ilir Daja.
Skënderbeu mbetet në krye të renditjes me 33 pikë dhe Teuta është e dyta me 29, por duke luajtur një ndeshje më shumë sesa korçarët.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide