Kukesi/ Julian Brahja : Obkektivat dhe oferta financiare e klubit me binden qe te firmosja
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 21 Korrik 2012 07:33   Shtyp

julian_brahja_prezantim_kukesMbrojtësi Julian Brahja ka firmosur per klubin e Kukesit dhe keshtu ai do te jete pjese e tyre per sezonin 2012-2013. Mbrojtesi me eksperienc sezonin e sapo mbyllur eshte aktivizuar me ekipin e Flamurtarit duke zhvilluar nje kampionat shume te mire.

Brahja ne prononcimin e tij per mediat ka deklaruar se : “Besoj qe kam bere zgjedhjen me te mire. Kukesi pavaresisht nje skuader e vogel ne futbollin shqiptar, por me projektin qe kane drejtuesit e kesaj skuadre besoj qe do te jemi mes me te mireve. Une do te jap maksimumin tim per ekipin tim te ri ashtu sic kam dhene ne te gjithe ekipet ku kam luajtur deri me tani. Në çdo skuadër që kam shkuar prej 4-sezonesh, në fund, kemi arritur të sigurojmë një vend në Kupat e Europës. Këtë, pse jo, të mos e synojmë dhe me Kukësin, ndonëse konsiderohet ekip debutues. Kjo do te jete nje sfide e veshtire jo vetem per mua po per te gjithe njerzit qe po punojne per kete ekip dhe besoj e shpresoj shume qe ne fund te shperblejme besimin e financuesve si dhe te tifozeris se zjarrte kukesiane”.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide