Europa League/ Tirana-Aalesud 1-1
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 19 Korrik 2012 20:43   Shtyp

Tirana-ZTETirana dominon dhe fiton ne 45-minutat e para. Nje loje e mire e Tiranes e cila e ka kontrolluar ne pergjithesi ate ne cdo sektor te fushes. Te dy krahet kane qene te levizshem qofte Sina apo dhe Ahmataj te cilet me daljet e tyre para kane ndihmuar sulmin. Ai pasim i arte i Takut ne zone u shfrytezua mire nga Cota qe shenoi golin e avantazhit ne minuten e 38-te, duke hedhur në delir tifozët bardheblu të pranishëm në shkallët e stadiumit kombëtar.

Në të dytën ndërrohen rolet. Miqtë e Alesund këmbëngulin që në minutat e para për të gjetur golin e barazimit, ndërsa Tirana është konfuze në lojën e saj. Falë këmbënguljes, norvegjezët gjejnë golin e barazimit vetëm 12-minuta nga nisja e fraksionit të dytë me anë të Stewart.

Tirana mundohet të shënojë golin e dytë, por mbetet e pafuqishme në aksionet sulmuese, ndërsa Alesund është më e qartë në fushë. Megjithatë, mundësia e artë për ta fituar takimin ishte në sekondat e fundit për Tiranën, por Çota u tregua i pavëmendshëm para portës kundërshtare.


Ndeshja e kthimit në Norvegji luhet më datë 26 korrik.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide