Skenderbeu/ Agim Zeqo : Mund ta kishim siguruar kualifikimin
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 19 Korrik 2012 07:35   Shtyp

agim_zeqoIshte një prej njerëzve që besonte më shumë te futbollistët përpara ndeshjes me Debreçenin në Champions League dhe skuadra ia shpërbleu duke fituar 1-0. Megjithatë, presidenti i Skënderbeut, Agim Zeqo është shprehur se ndeshja me kampionët e Hungarisë duhej të kishte përfunduar minimalisht 2-0, por shifrat mund të kishin qenë edhe më të thella. Gjithsesi, ai beson se kualifikimi është i mundshëm.

Më tej, njëshi i klubit korçar ka provuar të ulë entuziazmin e skuadrës, duke deklaruar se me fitoren në ndeshjen e parë në shtëpi, Skënderbeu bëri vetëm detyrën, ndërsa nevojitet përqendrim në takimin e kthimit.


Përsa i takon organizatorit Erion Vucaj, i afruar në skuadër si zëvendësues i kapitenit Shkëmbi të dëmtuar, e që shkëlqeu kundër Debreçenit, presidenti Zeqo ka theksuar se ai është 99 për qind lojtar i kampionëve të Shqipërisë, ndërsa mbeten vetëm disa detaje për t’u përcaktuar me Laçin.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide