Zyrtare/ Elvin Beqiri te Vllaznia
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 12 Korrik 2012 06:48   Shtyp

Elvin_BeqiriIsh mbrojtesi i kombetares Elvin Beqiri është blerja e parë e madhe e Vllaznisë në këtë merkato vere. Pas shumë javëve spekulime dhe pritjes së një përgjigje përfundimtare, klubi dhe lojtari kanë gjetur akordin. Mbrojtësi 31-vjeçar ka firmosur kontratë 2-vjeçare me kuqeblutë dhe vihet menjëherë në shërbim të trajnerit Shpëtim Duro.

Në këtë mënyrë, drejtuesit e klubit mbajnë premtimin e parë për të ndërtuar një skuadër cilësore për sezonin e ri, ku objektivat minimale janë triumfi në Kupën e Shqipërisë dhe klasifikimi në vendet e para, për ti garantuar skuadrës pjesëmarrjen në kupat e Europës.

Beqiri kthehet në “Loro Boriçi” pas aventurës 2-vjeçare në kampionatin elitar të Azerbajxhanit, ku ka mbrojtur ngjyrat e Kazar Lankaran, ku ka qenë dy herë nënkampion, ndërsa në sezonin 2010-2011 fitoi Kupën e Azerbajxhanit.

Ky është rikthimi i tretë në radhët e Vllaznisë, skuadër ku është rritur dhe afirmuar në karrierën si futbollist.

Ai është një përforëcim mjaft i rëndësishëm për mbrojtjen e ekipit shkodran, për kualitetin dhe eksperiencën që ofron, ndërsa në drejtuesit e Vllaznisë vazhdojnë të mendojnë për merkaton, ku përforëcimi i radhës pritet të jetë sërish në repartin difensiv, me njërin ndërmjet Tefik Osmanit dhe malazezit Nikolla Vukçeviç.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide