Champions League/ Skënderbeu përballë Debrecenit |
nga AlbaniaSoccer E martë, 26 Qershor 2012 13:16 |  | |
Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës ka vendosur përballë kampionit shqiptar Skënderbeu skuadrën hungareze të Debrecenit. Një short i vështirë ky për korcarët pasi përballë tyre do të jetë skuadra më e sukseshme në këto 10 vitet e fundit në Hungari.
Ekipi i Debrecenit i cili drejtohet nga Elemer Kondas ka fituar 6 tituj kampion nga viti 2005 e deri më sot. Sezonin e kaluar kjo skuadër u kualifikua për në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, por përballë Fiorentinës, Lionit dhe Liverolit nuk mori dot asnjë pikë duke u dalë jashtë këtij kompeticioni me 0 pikë.
Ndeshjen e parë kampionët e Shqipërisë do ta luajnë në Korcë me 17-Korrik ndërsa atë të kthimit pas një jave në Hungari. |