Kategoria Superiore/ Dash Sula shti me pistolet ?
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 05 Maj 2012 22:23   Shtyp
dash_sulaTension gjatë ndeshjes së futbollit Shkumbini-Flamurtari, e vlefshme për javën e XXV të Superligës, e cila u luajt sot në qytetin e Peqinit

Raportohet gjithashtu se gjatë ndeshjes ka pasur edhe të shtëna armësh.


Burime zyrtare të FSHF, por edhe nga kampi vlonjat, bënë të ditur se në stadium ka patur krisma armësh dhe se ato kanë ardhur  nga deputeti i PD-së në Peqin Dashnor Sula.


Sipas këtyre burimeve, krisma ka pasur në fillim në banjot e stadiumit dhe më pas në radhët e tifozëve, ndërsa burime të policisë konfirmojnë lajmin e incidentit duke përjashtuar të shtënat.


Ndeshja Shkumbini-Flamurtari përfundoi me rezultatin 1-0, ndërsa goli për Shkumbinin u shënua nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 58’, që i ka siguruar kësaj skuadre qëndrimin në kategori.


komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide