Muca: Erdhëm për fitore dhe ja arritëm, De Vecchis : Pika e dobet mbetet sulmi
nga AlbaniaSoccer   E diel, 12 Shkurt 2012 10:12   Shtyp

shkelqim_muca_trajner_dinamosShkëlqim Muça, trajner i Flamurtarit : “Erdhëm për fitore dhe ja arritëm, Kamza është një ekip simpatik dhe në më të shumtën e rasteve, na vuri në pozitë të vështirë. Përvoja e ekipit tonë bëri të mundur fitoren. Të gjithë lojtarët I kryen detyrat e tyre. Edhe terreni I rënduar nga shiu, ndikoi paksa në lojën tonë, ku lojtarët nuk po dilnin në lojën e tyre”.

Mauro de Vecchis, trajner i Kamzës : “Jam i kënaqur nga loja e futbollistëve të Kamzës, sidomos në pjesën e parë të lojës. Dobësitë e ekipit përsëri mbeten në sulm, ku vetëm një lojtar është i afirmuare kështu kemi qënë të detyruar të luanim me skemën mbrojtëse 4-4-1-1. Megjithatë ekipi si një ekip pa përvojë në këtë kategori, nuk mundi dot të mbante rezultatin, e kështu e pësuam në fund”.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide