Kategoria Superiore/ Java XIV fillon me sfiden Teuta-Tirana
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 08 Shkurt 2012 18:43   Shtyp

kategori_superiore_11-12Sektori i garave pranë Federatës Shqiptare te Futbollit ka përcaktuar edhe oraret dhe ditët se kur do te zhvillohen takimet e javës se XIV për këtë fundjave, qe përkojnë edhe me fazën e dyte te superliges shqiptare për këtë sezon.

E vetmja përballje qe nuk është përcaktuar është ajo mes Pogradecit dhe Kastriotit, për shkak te motit te keq qe ka përfshirë juglindjen e vendit. Ndërkohë, java e XIV do te hapet me super sfidat Teuta-Tirana dhe Laçi-Vllaznia qe do te luhen ditën e premte.

Shkumbini-Bylis dhe Kamza-Flamurtari do te luajnë ditën e shtune, ndërsa te dielën do te zhvillohet vetëm takimi Tomori-Skënderbeu. Java e XIV e superliges mbyllet te hënën ne kryeqytet me takimin Dinamo-Apolonia.

 

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide