Kamza / Prezantohet trajneri Mauro De Vecchis |
nga AlbaniaSoccer E martë, 17 Janar 2012 00:27 |  | |
Ne ambjentet e Bashkise se Kamzes eshte bere prezantimi zyrtar i trajnerit Italian Mauro De Vecchis, i cili parashikohet qe te drejtoje Kamzen per pjesen e mbetur te Kampionatit. Kryetari i Bashkise Xhelal Mziu, pasi falenderoi trajnerin Ernest Gjoka per punen e deritanishme premtoi se, se bashku me Presidentin Naim Qarri do te vazhdojne ta suportojne ekipin dhe trajnerin maksimalisht.
Nga ana tjeter, trajneri Italian ishte i kenaqur per emerimin qe mori nga drejtuesit e klubit por nuk premtoi shume. Duke shpjeguar se akoma nuk e njihte shume mire skuadren pas dy seancave te para, De Vecchis theksoi se puna e tij do te bazohet mbi projektplanin qe ai ka formuluar sipas bisedave qe ka patur me drejtuesit e Klubit. Gjithashtu, ai vuri ne pah se nga takimet paraprake qe kishte zhvilluar me drejtuesit, objektivi kryesor eshte qendrimi ne Kategorine Superiore. |