Kategoria Superiore / Teuta - Laçi 1-0
nga AlbaniaSoccer   E diel, 27 Nentor 2011 21:25   Shtyp
teuta_golTeuta ka mundur Laçin dhe ka rigjetur kryesimin e tabeles nje dite pasi Tirana qendroi ne krye pas fitores ndaj Dinamos.

Edhe pse Laci ka patur nje kontroll te mire te lojes dhe pozicionit, perseri eshte Teuta qe ka dominuar kete takim si ne rastet e krijuara ashtu edhe ne rezultat.

Pjesa e pare e takimit u karakterizua nga nje loje e nivelit mbi mesatar ku skuadrat u munduan, ndonese Teuta ishte dominuese ne raste dhe gjuajtjet drejt portes, nderkohe qe Laci ishte predominues ne kontrollin e topit.

Me gjithe nderprerjet e shumta te lojes, ritmi i fillimit ishte i shpejte dhe Teuta u mundua te rrezikoje disa here me gjuajtjet e Cotes, Dostit dhe Tahirit, nderkohe qe Emerllahu dhe Vucaj e kishin te veshtire te depertonin ne zonen durrsake, duke mos konkretizuar. Vendasit nuk arriten te shenonin ne pjesen e pare, por me fillimin e pjeses se dyte, paten mundesine me te mire per te kaluar ne avantazh, kur gjyqtari Meta akordoi nje penallti per vendasit te cilet nuk shenuan dot pasi Vashaku u be shpetimtari i portes.

Megjithese humbi penalltine, Teuta e gjeti avantazhin me ane te Shetes i cili shenoi brenda zones, duke u bere lojtari vendimtari ketij takimi, pasi ai gol u be ndryshimi i vetem i rezultatit deri ne fund te takimit. teuta fitoi me rezultat minimal megjithe perjekjet e miqve per te shenuar.

Me kete fitore Teuta gjendet ne krye te klasifikimit pas Javes se 10-te

Kliko - Skeda e ndeshjes
komente