Miqesore/ Tirana-Kamza 3-0
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 11 Gusht 2011 23:06   Shtyp

tirana_feston_gol_thumbTirana ka fituar me nje rezultat te paster dhe bindshem ndeshjen miqesore kunder Kamzes. Ky takim u luajt ne stadiumin Selman Stermasi dhe ishte nje ndeshje mjaft e forte e me dyluftime te ashpra ne te gjithe territorin e fushes. Te dyja ekipet po pergatiten per fillimin e sezonit dhe trajneret kishin hedhur ne fushe dy ekipet me te mira. Tirana ishte me e qarte ne loje dhe me e rrezikshme para portes se kamzalinjve qe me shume mbronin se sulmonin kundershtarin. Ne pjesen e pare bardheblute shenuan nje gol te rregullt me Etogon qe ju mohua nga albitri anesor per pozicion jashte loje. Ne pjesen e dyte ne minuten e 60-te Al Ajmi shenoi nje gol spektakolar me goditje denimi. Me pas Bala shenoi dy here nga brenda zones dhe beri qe rezultati te shkonte ne 3-0. Kamza u shperfytyrua dhe Tirana kishte edhe disa raste te tjera shume te pastra per shenim por ne fund finalizimi nuk ishte ai qe duhej. Bardheblute po behen gati per Superkupen qe do ta luajne pas nje jave ne Korce kunder Skenderbeut.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide