Tirana/ Halili prezanton blerjet e veres dhe fanellen e re
nga AlbaniaSoccer   E martë, 12 Korrik 2011 20:00   Shtyp

refik_halili_donator_tek_tirana_thumbPresidenti i Tiranes Refik Halili ka prezantuar para mediave blerjet e veres qe ai beri per skuadren e tij. Gjithashtu ai ka kenaqur tifozet bardheblu duke prezantuar edhe fanellat e reja te ngjashme me ato qe Tirana ka luajtur ne vitet 80-te, kur quhej 17 nentori.  Vec prezantimit te uniformes presidenti Halili ka prezantuar edhe disa nga lojtaret e rinj qe i jane afruar bardhebluve, si Mahmudi, futbollisti nga Bahreini, i cili do te mbaje fanellen me numrin 10, apo dy afrikanet Etogo dhe Situma, ndersa nga kampionati shqipetar Tiranes i eshte bashkuar kapiteni i Dinamos Pisha dhe nje tjeter lojtar dinamovit si Ferraj.“Keta jane futbolliste me emer, luajne me kombetaret perkatese dhe do te bejne nje grup te mire per sezonin e ri”, u shpreh Halili. Sa i perket ndeshjet me Spartak Trnaven, e vlefshme per raundin e dyte eliminator te kupes Europa League, ende nuk eshte sqaruar ceshtja e stadiumit “Qemal Stafa” e mbi te gjitha ajo e biletave.“Neqoftese do te na lejojne qe biletat t’ i mbajme ne,biletat karshi do te jene me cmime shume te arsyeshme sepse duam te afrojme tifozerine”, shtoi presidenti i Tiranes.
Ndeshja do te zhvillohet diten e enjte ne oren 20:00, ne stadiumin “Qemal Stafa” dhe drejtuesit e klubit Tirana jane optimiste ne arritjen e nje marreveshjeje me drejtuesit e stadiumit. 
Ky do te jete dhe debutimi i kesaj Tirane te re qe sipas presidentit Halili do te jete pretendentja kryesore sa i perket titullit kampion te ketij sezoni.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide