Play-Out/ Dinamo-Beselidhja 4-1
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 26 Maj 2011 22:54   Shtyp

dinamo-beslidhjaNe stadiumin Besa te Kavajes, u zhvillua takimi Play-Out, Dinamo-Beselidhja, nga ku u percaktua skuadra qe sezonin e ardhshem, do te jete pjese e Kategorise Superiore.Dinamo preu jo pa veshtiresi bileten  per ne Superlige vitin e ardhshme.Ndeshja ka qene teresisht e bukur dhe emocionuese sidomos ne pjesen e pare 

Dinamo e fillon ne sulm duke krijuar raste te njepasnjeshme shenimi, por Vila, Brkic e Martinena nuk shenjestrojne si duhet porten lezhjane e ne disa raste kur e bejne gjejne gadishmerine e Xhikes, portierit te Beselidhjes. Kur pritej goli i Dinamos, vjen ai i Beselidhjes ne minuten e 35-te, ne te vetmin rast te krijuar; pas nje kundersulmi ish-lojtari dinamovit Klodian Asllani, gjuan drejt portes, Hoxha nuk pret siç duhet dhe aty perfiton Lika qe dergon topin ne rrjete ne favor te Beselidhjes.
Reagimi i bluve vjen menjehere dhe Dinamo barazon vetem dy minuta me pas,
ne te 37-ten kur Ferraj , ekzekuton saktesisht nje goditje denimi dhe topi i paprekur nga askush kalon brenda zones dhe shkon ne porte. Miqte shtangen dhe kuptojne se nuk do te jete e thjeshte per ta. Festa ndalon ne tribunen ku qendronin tifozet lezhjan qe godasin me stola pankinen e dinamoviteve. Gjyqtari Lorenc Jemini nderpret per disa minuta ndeshjen deri sa situate te qetesohet. Ne minuten e 44-te, Dinamo permbys rezultatin duke gjetur dhe golin e dyte. Nje kombinim perfekt Vila-Opoku, nxjerr Martinenen te vetem me Xhiken dhe sakte ai dergon topin ne rrjete 

Ne pjesen e dyte, vjen dhe goli i trete shenuar nga Allmuca ne minuten e 55-te me nje goditje te forte brenda zones. Golin e katert e shenon Vila minuten e 64-te duke i dhene fund shpresave te lezhjaneve per tu kthyer pas disa vitesh mes me te mirave. Me pas deri ne fund ka pak histori. Dinamo arrin ate qe i duhej, mundesine per te luajtur serish ne Superlige.

Enea Shtrepi

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide