Kristaq Mile:Humbem nje ndeshje por fituam lojtaret e rinj
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 20 Prill 2011 23:13   Shtyp
kristaq_milePas ndeshjes trajneri i Shkumbinit Kristaq Mile u shpreh se :Kishim shume mungesa ne kete ndeshje dhe ishim te detyruar qe te aktivizonim lojtare te rinj. Megjithate mendoj se skuadra ne pjesen e pare funksionoi mire duke u mbrojtur me kujdes e duke aplikuar kundersulmin e shpejt ne momente te veçanta. Goli i pesuar ne fillimin e pjeses se dyte e çorientoi skuadren nga ana taktike dhe kjo i dha mundesi kundershtarit qe te krijonte presion ne porten tone dhe te shenonte dhe golin e dyte. Gjithsesi humbem nje ndeshje, por kemi fituar lojtaret e rinj. Falenderoj drejtuesit e skuadres ballshiote per mikpritjen qe na ben dhe ju uroj suksese skuadres se Bylisit.

Besi Donati
komente