Kategoria Superiore/ Skenderbeu-Teuta 1-0
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 21 Mars 2011 00:39   Shtyp
skenderbeu-teutaEshte luajtur ne oren 17:30 ndeshja e fundit per javen e XXV mes Skenderbeut dhe Teutes. Ishte parashikuar se do te ishte e thjeshte per korcaret por ka rezultuar shume e veshtire. Goli i vetem eshte shenuar ne minuten e 88-te nga Butrint Vishaj. Te gjithe po besonin se kjo ndeshje do perfundonte ne barazim pa gola dhe se Skenderbeu nuk do te kishte force te zhbllokonte rezultatin. Shpirti dhe deshira e madhe e lojtareve korcare dhe trajnerit Duro eshte shperblyer vetem dy minuta para fundit.
Gjate gjithe ndeshjes qe nga minuta e pare e deri ne fund ka qene Skenderbeu skuadra qe ka luajtur me mire dhe krijuar raste te shumta per shenim. Soza ka qene rreziku kryesor por dhe truri i kesaj skuadre kapiteni Bledi Shkembi duhet permendur. Teuta ka rrezikuar ne disa raste duke kundersulmuar nderkohe qe Pepa mund te kishte shenuar gjate pjeses se dyte kur me porten e boshatisur e nxorri topin jashte.
Tifozet korcar si gjithmone te shumte ne numer i kane dhene zemer skuadres se tyre qe nuk eshte dorezuar. Sulme te njepasnjeshme kane hasur ne barrikaden e ngjeshur qe trajneri durrsak Martini kishte pergatitur per korcaret. E gjithe kjo do te ndryshonte ne minuten e 88-te kur Vishaj ka perfituar nga nje rremuje ne zone dhe me koke ka mposhtur portierin durrsak qe kishte pritur shume gjate gjithe lojes.
Ne fund Skenderbeu ka marre nje fitore te merituar dhe ka ruajtur te palevizur diferencen e 3 pikeve me Flamurtarin e vendit te pare.

Enea Shtrepi
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide