Vllaznia/ Mungon Sinani kunder Tiranes |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 26 Shkurt 2011 00:00 |  | |
Vllaznia nuk ka ne dispozicion kunder Tiranes bomberin Vioresin Sinani. “Ujku” ashtu si e therrasin ne Shkoder ka nje demtim muskular dhe nuk do te mund te luaj ne ndeshjen me te rendesishme te kesaj jave. Kjo per Vllaznine eshte nje humbje e madhe pasi eksperienca e Sinanit, autor i nente golave kete sezon do te ishte nje plus i madh per skuadren ne fushe. Ne vend te tij do te luaj Xhevair Sukaj, qe ne ndeshjet e fundit ka treguar nje forme shume te mire.
Pirro Nika |