Kategoria Superiore/ Elbasani-Teuta 2-0
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 07 Shkurt 2011 00:22   Shtyp

elbasani_gol_666839423Elbasani eshte kthyer te fitorja qe ja kishte harruar emrin prej shume kohesh. Qe ne fillim djemte e trajnerit Esad Karishik kane sulmuar me te gjitha forcat dhe kane krijuar nje numer te madh rastesh. Kaci dhe Dalipi kane rrezikuar ne disa mundesi te krijuara para portes durrsake. Ne minuten e 44’ Kaci ka gjuajtur fort por Rizvani ka pritur me veshtiresi.

Ne pjesen e dyte verdheblute futen me nje fytyre tjeter. Goli ka ardhur shume shpejt ne minuten e 56’. Bylykbashi i rikthyer ne fushe pas shume kohesh mungese ka krosuar sakte ne zone per Kacin qe ka perfituar nga rremuja dhe ka dhene golin e avantazhit. Ne feste tifozet verdheblu qe per te thene te drejten i kishte munguar goli ne fushen e tyre. Nje gol qe i hapi rrugen fitores se pare per vitin 2011.

Goli i dyte ka ardhur mbas tre minutash ne te 59-te. Bylykbashi kroson nga nje goditje denimi per Kacin qe pason per Merxhen qe dyfishon rezultatin.

Ne minutat e mbetura Teuta perpiqet te reagoje por Elbasani arrin te administroje avantazhin dhe te marre tre pike qe e ngjisin ne kuoten e 12 pike-ve gjashte me pak se Bylis i vendit te para fundit.

Enea Shtrepi

 

komente